Botë
Sulmet me raketa drejt Tel Avivit, Irani: Hakmarrje për Nasrallah dhe popullin libanez
02.10.2024 09:03
Irani ka pranuar sulmet me raketa drejt Tel Avivit, ku kanë humbur jetën deri tani 8 persona....

Irani ka pranuar sulmet me raketa drejt Tel Avivit, ku kanë humbur jetën deri tani 8 persona.
Garda e fuqishme Revolucionare e Iranit e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut, Ismail Haniyeh dhe Hassan Nasrallah, gjithashtu dhe për vrasjen e popullit libanez e palestinez.
Ajo tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar baza të rëndësishme të Izraelit dhe do të njoftonte detajet më vonë.
Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet ‘fuqishëm’ sulmit me 200 raketa nga Irani mbrëmjen e kësaj të marte.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka thënë se Forcat Ajrore izraelite do të “godasin fuqishëm në Lindjen e Mesme” sonte, ndërsa shtoi se ngjarja e sotme do të ketë shumë pasoja.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive në breshërinë e raketave iraniane. Irani kreu një akt serioz sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi”, thuhet në deklaratën e Hagarit.
Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar më herët për një sulm të mundshëm me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe thanë se do të kishte pasoja “të rënda” për Teheranin.
