Maqedoni

Kuvend, zgjedhja e përbërjes së re e KShZ-së

02.10.2024 10:50

Në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së KShZ-së...

Në seancën  e 16-të e Kuvendit, në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit.

Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KShZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me propozim të LSDM-së dhe nënkryetari, Abdush Demiri, i cili erdhi në KShZ me propozimin e Lëvizjes “Besa”. Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual, Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE); nënkryetarja, Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).
 
Kuvendi sot duhet të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të KShZ-së. Boban Stojanovski (VMRO-DPMNE), i cili ishte anëtar i KShZ-së, ndërkohë që u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM), e cila  po pensionohet.