Botë
Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut
02.10.2024 11:37
Izraeli kreu sot një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut....

Izraeli kreu sot një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Ushtria tha se caqe të sulmeve ishin “objektivat terroriste”.
Janë lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës. Tash për tash nuk ka raporte për viktima.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit filluan qysh të martën një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut - organizatë e cilësuar si terroriste nga ShBA-ja në Libanin jugor. Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, vrasjen e aleatëve të tij në Liban. Irani, gjithashtu paralajmëroi “sulme shkatërruese”, nëse Izraeli përgjigjet.
