Botë

Në Ukrainë shënohet 29 vjetori i katastrofës bërthamore në Çernobill

26.04.2015 14:49

Në Ukrainë sot shënohet 29 vjetori i katastrofës bërthamore në Çernobill, ndërsa tradicionalisht kreu shtetëror dhe pjesëmarrësit...

Në Ukrainë sot shënohet 29 vjetori i katastrofës bërthamore në Çernobill, ndërsa tradicionalisht kreu shtetëror dhe pjesëmarrësit në procesin për tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë do të vendosin kurora në përmendoren memoriale të viktimave.
 
Në tërë vendin do të mbahen koncerte në kujtim të viktimave. Presidenti Petro Poroshenko planifikohet sot ta vizitojë centralin e atëhershëm bërthamor.
 
Paraprakisht këtë muaj u kumtua se aktivitetet për ndërprerje të ekspolatimit të centralit bërthamor Çernobill kanë përfunduar.
 
Centrali për momentin është në fazën e anulimit të ekspolatimit, për çka Qeveria në Kiev këtë vit do të harxhojë rreth 30 milionë dollarë./mia