Maqedonia U19 pjesë e turneut kualifikues në Luksemburg
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç....
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç do të marrë pjesë në turneun kualifikues në Luksemburg në periudhën nga 9 deri më 15 tetor për kualifikim në fazën elitare të kualifikimeve.
Përveç Maqedonisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja nikoqire e Luksemburgut, si dhe Sllovakia dhe Letonia.
Në kuadër të xhiros së parë, forcat do ti masim me përfaqësuesen e Letonisë. Në kuadër të xhiros së dytë do të përballemi me Sllovakinë. Në xhiron e fundit të këtij turneu kualifikues do të luajmë kundër vendasve të Luksemburgut.
Seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, për sfidat e ardhshme të këtij cikli kualifikues, vendosi që të ju jep mundësinë futbollistëve të vijim:
PORTIERË:
Slave Vrgov – Vardar Negotino
Spasko Ahtarov – Bellasicë
Amar Haxhibuliq – Rabotniçki
MBROJTËS:
Anes Meliqi – Shkëndijë
Andrej Velkov – AP Brera
Naim Sinanov – Varnamo, Suedi
Adrian Nezir - Verl, Gjermani
Andrej Ljubevski – Rabotniçki
Gabriel Krstevski – Pelister
MESFUSHORË:
David Ristovski – AP Brera
Matej Gashtarov – Crvena Zvezda, Serbi
Milot Sinani – Arau, Zvicër
Almir Podgragja – Rabotniçki
Uron Alili – Elbasan, Shqipëri
SULMUES:
Vebi Islami – Shkëndijë
Dimitar Danev – Rabotniçki
Andrej Siljanovski – Pelisteri
Stefan Mlladenovski – Crvena Zvezda, Serbi
Admir Latifi - Besa
Jovan Boshkov – Rabotniçki