Botë

Mbi dy tonë kokainë janë konfiskuar këtë javë pranë brigjeve të Skocisë

26.04.2015 14:51

Mbi dy tonë kokainë janë konfiskuar nga një anije, e cila ka kaluar pranë brigjeve të Skocisë...

Mbi dy tonë kokainë janë konfiskuar nga një anije, e cila ka kaluar pranë brigjeve të Skocisë, kumtoi drejtoria kombëtare franceze për vëzhgim doganor dhe hetim.
 
Operacioni u zbatua të enjten pas sinjalit të marrë nga shërbimet doganore franceze, thuhet në kumtesë.
 
Në operacion kanë marrë pjesë dy anije nga flota ushtarake britanike dhe roja bregdetare.