Kuvendi me vendim për përbërjen e re të KShZ-së, Kondarko, kryetar i ri i KSh-së, ndërsa Demiri, nënkryetar
Kuvendi miratoi vendim për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve....

Kuvendi miratoi vendim për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me ç’rast në krye të këtij organi vjen Boris Kondarko me propozim të LSDM-së, ndërsa nënkryetar, Abdush Demiri, me propozim të Lëvizjes “Besa”.
Pas ndryshimit të pushtetit në vend, në përputhje me legjislacionin zgjedhor parashihet që kryetari i këtij organi të jetë nga opozita.
Vendimi u miratua pa replika të deputetëve.
“Gjithsej votuan 74 deputetë dhe të gjithë votuan pro, të përmbajtur dhe kundër nuk ka. Konstatoj se Kuvendi e miratoi propozim vendimin për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.”, - deklaroi nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska.
Anëtarë të tjerë janë: presidenti aktual, Aleksandar Dashtevski; nënkryetarja, Ditmire Shehu dhe Oliver Ristevski.
Kuvendi mori vendim edhe për shpalljen e për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KShZ-së, në vend të Boban Stojanovskit nga VMRO-DPMNE-ja, i cili ishte anëtar i KShZ-së dhe u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe në vend të Radica Risteskës nga radhët e LSDM-së, e cila po pensionohet.
Vendimi zgjat tetë ditë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
