Botë

Tërmet i fuqishëm dytësor e goditi Nepalin

26.04.2015 14:54

Tërmet i fuqishëm dytësor e goditi kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, banorët e të cilit në panikë iknin në vende të hapura...

Goditja ka qenë me intensitet prej 6,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit, në thellësi të vogël prej 10 kilometrave, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan.
 
Të paktën 1.970 persona e kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues me intensitet prej 7,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit në Nepal, ndërsa numri i viktimave edhe më tej po rritet, kumtuan autoritetet në Nepal./mia