Debat, “E ardhmja e inovacioneve digjitale”

02.10.2024 17:46

Praktikimi i digjitalizimit në punën e kompanive të vendit...

Praktikimi i digjitalizimit në punën e kompanive të vendit është gjëja primare me të cilën duhet të merret vendi dhe institucionet e saja, por përhapja e shumë ueb faqeve të ndryshme në të cilat të rinjtë zhyten duke i dhënë të dhënat e tyre personale apo edhe të të afërmve të tyre, duke shpenzuar edhe mjete të mëdha financiare, është një nga sfidat me të cilat vendi duhet të merret më seriozisht.

Kjo mes tjerash u tha në hapjen e manifestimit “E ardhmja e inovacioneve digjitale – simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë”.

Projektin e madh të cilin e kemi ne si Qeveri është “Smart Maqedonia”, që nënkupton që të gjitha këto aktivitete që do të ndodhin me digjitalizimin e sektorit privat, pastaj sektorin publik me të cilën kemi filluar, kanë për qëllim realizimin e kësaj ideje që të gjitha shërbimet qoftë në sektorin privat apo publik, qytetarët të kenë mundësi të shërbehen përmes digjitalizimit. Po ashtu me projektin tonë kemi për qëllim shërimin e të rinjve nga bastet onlajn, ku po përdoren kartela bankare dhe të dhënave të personave të afërt, ku po bëhet një mashtrim i madh dhe kjo do të jetë sfida kryesore.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

“Kompanitë private duhet ta tejkalojnë një barrë të rëndë, e ajo është transformimi digjital, më pastaj do të fitojnë llogaritjen e përqindjes së tyre të digjitalizimit dhe mundësive për digjitalizim. Por, pastaj do të fitojnë edhe plan sesi mund të kyçen në projekte të mëdha evropiane për thithjen e mjeteve evropiane për zhvillim dhe digjitalizim.”, - theksoi zëvendësdekani i Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Petre Lameski.

Në simpozium u shfaqën mundësitë dhe programet e Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjive (EIT), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rrjetit Evropian për Ndërmarrësi të Maqedonisë së Veriut - EENOMA, Rrjetit të Universiteteve nga Kryeqytetet e Evropës (UNIKA), si dhe Qendra e Përpunimit me Performancë të Lartë të Maqedonisë së Veriut.

Ky event u organizua në kuadër të Qendrës Digjitale të Inovacionit – DigitMak. (Fitim Kryeziu, TVM2)