Gostivari eliminon Pobedën, në 1/8 e finales kalojnë edhe Voska Sport dhe Makedonija GJ.P
Gostivari pa shumë probleme eliminoi Pobedën nga Kupa e Maqedonisë...
Gostivari pa shumë probleme eliminoi Pobedën nga Kupa e Maqedonisë, duke arsyetuar epitetin e skuadrës favorite në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin Gostivari kaloi në epërsi që në minutën e 10-të përmes Ivan Ivanovskit, që ishte i saktë nga penaltia.
Një super asist i Darko Glishiq, i mundësoi sulmuesit Elvis Mashike të tund edhe për herë të dytë rrjetën e skuadrës nga Prilepi, që në pjesën e dytë luajti disi më e organizuar, kjo ndoshta edhe për shkak të ndryshimeve që u bënë në rradhët e skuadrës së Gostivarit, përfshirë këtu edhe ndërrimin e portierëve, kur në lojë u inkuadrua Bujar Abazi.
Ky i fundit në minutën e 68-të arriti që të ndal goditjen e Josheskit nga penaltia, mirëpo intervenimi i vonshëm i bashkëlojtarëve të tij të mbrojtjes, bëri që në vazhdim të aksionit Gjurçinovski të shënojë golin e nderit për Pobedën në këtë transfertë.
Ndryshe goli i tretë i Gostivarit, mban firmën e Rinor Ajdinit (65’).
Me dy gola të shënuar vetëm në minutat e fundit, Voska Sport eliminoi Bashkimin e Kumanovës, duke e mundur me rezultatin 2:0. Donart Ibraimi shënoi me kokë golin e parë për skuadrën shqiptare nga Ohri, edhe atë vetëm në minutën e 89-të, ndërsa në minutën e 97-të, ganezi Klinot Osei nga një penalti tepër e dyshimtë vendosi rezultatin përfundimtarë të katij takimi të zhvilluar në Gostivar, Bashkimi 0, Voska SPORT 2.
Një vend për në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Maqedonisë, siguroi edhe Makedonija GJ.P, që në Strumicë nxorri një barazim 2:2 për gjatë 90 minutave lojë, që më pas të fitoj edhe në ruletin e penaltive me rezultatin 5:4.
Kështu me rezultatin e përgjithshëm 7:6, skuadra shkupjane siguroi një vend për në mesin e 16 skuadrave më të mira në vend, duke iu bashkuar në këtë mënyrë, skuadrave, si; Struga Trim Lum, Shkëndija, FC Shkupi, Besa Dobërdoll, KF Arsimit, Shkëndijës së Haraçinës, Tikveshit, AP Brera, Sileksit, Pelisterit, Vardarit, Bregallnicës dhe Detonit Plaçkovicës.