Botë
Ban: Indonezia të heqë dorë nga dënimi me vdekje
26.04.2015 15:00
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban-Ki-mun u bëri thirrje autoriteteve në Indonezi të tërhiqen nga kryerja e dënimit me vdekje...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban-Ki-mun u bëri thirrje autoriteteve në Indonezi të tërhiqen nga kryerja e dënimit me vdekje ndaj një grupi të njerëzve të dënuar për shkak të kontrabandimit të drogës.
Nga dhjetë personat e dënuar nëntë janë shtetas të huaj. Dhjetë personat e dënuar nga Australia, Franca, Brazili, Filipinet, Nigeria, Gana dhe Indonezia gjenden në ishullin Nusakambangan, ku e presin përfundimin e dënimit me vdekje, pasi nuk u ishte miratuar lutja për falje.
Qeveria indoneziane paraprakisht kumtoi se ka miratuar urdhër për përgatitje të ekzekutimit të shumë njerëzve të dënuar për tregti me drogë, mes të cilëve shumica janë të huaj edhe krahas reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare./mia
