Botë

Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin me 7 të vrarë në Tel Aviv

02.10.2024 20:18

Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për të shtënat e djeshme në Tel Aviv...

Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për të shtënat e djeshme në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Sipas Hamasit, dy terroristët që kryen sulmin, Mohammad Mesek dhe Ahmed Himouni nga Hebroni, janë anëtarë të grupit terrorist, raportojnë mediat izraelite.

Dy personat e armatosur nisën sulmin në sistemin hekurudhor në Jaffa në jug të Tel Avivit.