Botë

SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglindjen e vendit

02.10.2024 20:55

Më shumë se 160 njerëz kanë vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse...

Më shumë se 160 njerëz kanë vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse që ka goditur SHBA në kohët e fundit.

Qindra të tjerë mbeten të zhdukur pasi Helene goditi shtetet juglindore, duke shkaktuar përmbytje, duke shkatërruar komunitete dhe duke ndërprerë energjinë elektrike.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe dërgesat e ndihmave janë bërë me avionë.

Presidenti Joe Biden do të vizitojë Karolinën e Veriut të mërkurën, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris shkon në Gjeorgjinë fqinje.

Helene goditi SHBA-në të enjten si një uragan i kategorisë 4, më i fuqishmi që ka goditur Big Bend të Floridës, përpara se të përshkonte shtetet fqinje dhe të zvogëlohej në një stuhi tropikale.