Botë

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

03.10.2024 10:10

Gjermania feston Ditën e Bashkimit...

Gjermania feston Ditën e Bashkimit. Por megjithë dinamikën e përgjithshme pozitive edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore e perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale.
 
Festimet e sivjetshme për Ditën e Bashkimit Gjerman zhvillohen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani.
 
Kryeministrja e landit Manuela Schwesig (SPD) tha se “Ne festojmë me të gjithë Gjermaninë”.
 
Dita e Bashkimit Gjerman është një ditë shumë e veçantë për të gjithë tha Schwesig, duke kujtuar guximin e atyre që dolën në rrugë për demokraci dhe liri në RDGJ në vitin 1989.
 
“Ne kemi privilegjin e madh të jetojmë në liri, paqe dhe demokraci”. – tha ajo.  
 
Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara për 45 vjet me radhë.