Maqedoni
U shua zjarri në objektin e banimit në Çair
03.10.2024 10:49
Zjarri që ka rënë mëngjesin e djeshëm në një objekt banesor në Çair u shua, njofton QMK-ja...

Zjarri që ka rënë mëngjesin e djeshëm në një objekt banesor në Çair u shua, njofton QMK-ja. Lufta e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në dhomat e bodrumit ka zgjatur gjatë gjithë natës. Në ndihmë është thirrur edhe një automjet special zjarrfikës i Ushtrisë.
Shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet ku ruhej një sasi e madhe materialesh të ndezshme.
