Maqedoni

Kuvendi i Shqipërisë, mazhoranca votoi e vetme pa opozitën

03.10.2024 11:11

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ditën e sotme ka zgjatur vetëm 30 minuta...

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ditën e sotme ka zgjatur vetëm 30 minuta. Seanca u zhvillua pa praninë e opozitës, për shkak se nuk u lejuan që të hynin në ambientet e brendshme, pasi 24 prej tyre janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Seanca u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancës dhe nisi në orën 10:00, siç ishte parashikuar. Fillimisht pati përplasje me deputetët e opozitës që tentuan të bllokojnë kolegët e tyre të mazhorancës për të mos hyrë as ata. Mirëpo socialistët përdorën dyer të tjera për t’u futur në sallën e seancave plenare.
 
Në rendin e ditës sot në Parlament ishte vetëm një pikë për t’u diskutuar, ajo e ratifikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për projektin “programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri”.