Botë
Shtatmbëdhjetë trupa të pajetë janë nxjerrë nga orteku në Mont Everest
26.04.2015 15:06
Shtatëmbëdhjetë trupa të pajetë janë nxjerrë nën ortekun, i cili goditi një pjesë të kampit bazë të Mont Everestit...

Shtatëmbëdhjetë trupa të pajetë janë nxjerrë nën ortekun, i cili goditi një pjesë të kampit bazë të Mont Everestit pas tërmetit të fuqishëm me intensitet prej 7,9 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili dje e goditit Nepalin.
Gjashtëdhjetë e një person janë lënduar nga orteku, i cili ngujoi një pjesë të kampit bazë, deklaroi Ang Shering Sherpa, kryetar i Asociacionit alpinist të Nepalit.
Sipas tij, për shkak të motit të keq, sot në Katmandu mezi ka fluturuar helikopteri i parë që t'i merr të lënduarit nga kampi.
Mes personave që kanë humbur jetën është Dan Fredinberg, drejtor i sektorit hulumutes të kompanisë Gugël. Ai së bashku me tre të tjerë, të punësuar në kompani, ka planifikuar të ngjitet në Mont Everest. Fredinberg mori lëndime vdekjeprurëse në kokë, ndërsa kolegët e tij nuk janë lënduar.
Në kampet 1 dhe 2, mbi kampin bazë qëndrojnë mbi 100 alpinistë dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua, shtoi Sherpa./mia
