Maqedoni

Rruga Manastir – Prilep, u dogj një veturë dhe një kamion, evidentohen 3 viktima

03.10.2024 11:28

Një veturë dhe një kamion kanë marrë flakë sot në rrugën Manastir - Prilep....

Një veturë dhe një kamion kanë marrë flakë sot në rrugën Manastir - Prilep.  Sipas informacioneve të para, tre persona kanë ndërruar jetë. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. 

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 8, në rrugën Prilep – Manastir, në dalje të qytetit, në afërsi të fshatit Lagovë. Sipas informacioneve të para, pa pasur një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit “Tojota” me targa të Prilepit, që ka lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamioni që ka lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.
 
Sipas informacioneve të para nga shefi i Ndihmës së shpejtë nga Prilepi, Boshe Millosheski, thirrjen deri te ekipi e kanë marrë rreth orës 7:45 dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tre banorëve të Prilepit, ndërsa lëndime ka marrë shoferi i kamionit. Ekipet e policisë dhe Prokuroria Themelore Publike ende janë duke kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga magjistrale Prilep – Manastir është tërësisht e bllokuar.