Botë

Autoritetet italiane kanë shpëtuar 247 imigrantë pranë bregut të Libisë

26.04.2015 15:11

Autoritetet italiane kumtuan mbrëmë se kanë shpëtuar 247 imigrantë nga një anije në Detin Mesdhe...

Zëdhënësja e flotës ushtarake, Xhorxha Treka deklaroi se operacioni shpëtues ka ndodhur pranë bregut të Libisë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
 
Ndërkohë 334 imigrantët, mes të cilëve ka  46 gra dhe 42 fëmijë, të shpëtuar të premten, janë transportuar deri në portin Augusta në ishullin e Sicilisë./mia