Kuvendi i Shqipërisë u kthye në arenë përplasjesh, nuk munguan flakët
Për afro 2 orë, oborri i Kuvendit u kthye në arenë përplasjesh dhe tensionesh..

4 manekinë, me imazhin e kryeministrit Edi Rama, ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre Olsi Rama e Geron Xhafaj u vendosën në oborrin e parlamentit, aty ku edhe iu vu flaka. Pasi manekinët u dogjën dhe u mbeti vetëm hiri, opozitarët u larguan. Gazment Bardhi dha këtë përgjigje për aksionin.
"Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund ti miratojnë. Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini. Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër. Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe cdo godine tjetër. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni”, tha Bardhi.
Për ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, e gjitha lidhet me integrimin në BE.
