Maqedoni
Koalicioni “Ndryshojmë”, protesta për mospagesën e asistentëve personal
03.10.2024 16:33
Përfaqësues nga koalicioni “Ndryshojmë” dhe VMRO-DPMNE-ja kanë mbajtur sot një takim në Kuvend...

Përfaqësues nga koalicioni “Ndryshojmë” dhe VMRO-DPMNE-ja kanë mbajtur sot një takim në Kuvend, ku kanë diskutuar për kompensimin e papaguar të asistentëve personal për muajin e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet, koalicioni “Ndryshojmë” paralajmëron protestë para Qeverisë më 12 tetor.
“Nga pikat prioritare, fillimisht kemi zgjedhjen e menjëhershme të problemit me asistentët personal. Në realitet protesta është e caktuar për më datën 12, të shtunën e ardhshme para Qeverisë së Maqedonisë. Protesta ka qëllimin që zyrtarët të na shohin edhe neve, të na kuptojnë, sepse ne sot morëm informacion se që nesër provajderët do t’i marrin të hollat, madje ndoshta edhe sot. Mirëpo ato të holla janë vetëm për muajin 6-të, 7-të dhe të 8-të.”, - deklaroi Suaret Alishan nga koalicioni “Ndryshojmë”.
