Botë

Tërmeti i djeshëm në Nepal, mbi 2200 të vdekur 4700 të lënduar

26.04.2015 16:27

Numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm në Nepal, ka arritur në mbi 2 mijë e 200 persona, bëjnë të ditur autoritetet nepaleze...

Sipas zyrtarëve, krahas të vfdekurve të paktën edhe 4700 persona janë lënduar në termetin e regjistruar me magnitudë prej 7.8 të shkallës së Rihterit.
 
Dhjetëra mijëra njerëz e kanë kaluar natën në qiell të hapur, nga frika të kthehen në shtëpitë e tyre të dëmtuara. Poashtu dridhjet kanë vazhduar të tronditin këtë rajonin.
 
Siç njofton Shërbimi Gjeologjik amerikan, termeti i sotëm ka qenë me magnitudë prej 6.7 të shkallës së Rihterit.
 
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar kërkimin për të mbijetuar. Termeti I djeshëm është ndjerë edhe në shtetet fqinj të Nepalit, si India, Pakistani, Bangladeshi e deri në Tibet të Kinës.
 
Poashtu nga tërmeti së paku 60 persona raportohet se kanë vdekur jashtë Nepalit. 17 trupa të pajetë janë nxjerrë nga kamp bazë në malin Everest, ku qindra alpinistë janë bllokuar pas tërmetit në Nepal, i cili shkaktoi orteqe në malin më të lartë në botë.
 
Të plagosurit e parë u transportuan me helikopter mëngjesin e sotem.
 
22 alpinistë janë transportuar në një lartësi më të ulët, nga ku 18 prej tyre do të evakuohen për në Katmandu me anë të helikopterëve ushtarakë të ngritur nga aeroporti i kryeqytetit të Nepalit.