Botë

Gjermani/ Të shtëna me armë në një lokal, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

03.10.2024 20:49

Një 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një lokal në qytetin jugperëndimor gjerman...

Një 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një lokal në qytetin jugperëndimor gjerman të Göppingen pranë Shtutgartit.

Kështu ka thënë policia lokale herët të enjten ndërsa po vazhdon kërkimet për të dyshuarin.

Dy persona janë dërguar me plagë në spital, ka bërë të ditur policia, duke shtuar se autori ndodhet në arrati, shkruajnë mediat gjermane.

Policia është ende në kërkim të autorit që ishte veshur me të zeza dhe iku në këmbë.

Oficerët nuk e dinë ende se ku iku burri dhe po kështu, motivi i krimit mbetet i paqartë.