Maqedoni

Parashikimi i motit

04.10.2024 09:03

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, në vend më të bollshëm, lokalisht në formë stuhie, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës ku do të vazhdojë të fryjë erë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë më të shumta, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28°C.
 
Sipas njoftimeve të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu gjatë ditëve të fundjavës. Sidomos gjatë natës kah të shtunës dhe më pas gjatë ditës reshjet do të jenë më të bollshme mbi 30 litra për metër katror, ​​lokalisht në formë stuhie, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë që do të fryjë herë pas here dhe me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Në fillim të javës së ardhshme do të jetë stabile me periudha me diell gjatë ditës.