Maqedoni
Një i mitur ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë
04.10.2024 09:15
Një i mitur 15-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident trafiku....

Një i mitur 15-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën në një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë. Sipas policisë së Kumanovës aksidenti ishte mes një veture BMW me targa të Shqërisë dhe një motoçikletë Yamaha e drejtuar nga një i mitur nga Kumanova.
Në aksident, nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend një bashkëpasagjer i motoçikletës, 15 vjeç, ndërsa mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkaq, lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi 16-vjeçar i motoçikletës, të konstatuara në spitalin e Kumanovës.
Në vendin e aksidentit ka kontrolluar një ekip nga SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve është ndaluar, ndërsa mjeti dhe motoçikleta janë dorëzuar për ekspertizë teknike të jashtëzakonshme.
