Ekonomi
Kërçovë-Ohër, Zekolli: Në vitin 2026 pritet të jetë gati autostrada
04.10.2024 11:00
Deri në vitin 2026 pritet të jetë gati autostrada Kërçovë-Ohër ndërsa në maj të vitit 2025...

Deri në vitin 2026 pritet të jetë gati autostrada Kërçovë-Ohër ndërsa në maj të vitit 2025 lëshohet në përdorim pjesa nga Preseka deri në Botun deklaron zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në emisionin “Biznes Plus”.
"Deri në maj të vitit 2025 pjesa nga Preseka deri në Botun do të lëshohet në përdorim. Kërçovë-Ohër pjesa e eksproprijimit është dukshëm e theksuar dhe gjithashtu, largimi ose dislokimi i objeketeve që kalojnë nëpër atë rrugë. Por me ligjin për eksproprijim me ndryshimet që janë paraparë mendoj që procedura juridike do të elimohen për shpronsimin e pronave private dhe kjo do ta lehtëson realizimin e punimeve në terren.", - deklaron Zekolli
Zekolli: Kemi krijuar grup punues për të kontroulluar punimet
Koridori 8 mbetet në prioritet e qeverisë, po punohet në shpronësimin e tokave dhe mënjanimin e pengesave për të realizuar këtë projekt, deklaron zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
"Si një masë e qeverisë për tu siguruar që punët po ecin si duhet, kemi krijuar një grup punues i cili është duke vëzhguar punimet për të parë se punët po realizohen dhe për të qenë të informuar në kohë për pengesat që paraqiten, me qëllim që të njëjtat ti sanojmë në kohë.", - u shpreh mes tjerash Zekolli.
