Ekonomi

Rruga Tetovë – Prizren, Zekolli: Është ndarë buxheti për fazën e projektimit

04.10.2024 11:11

Sa i përket rrugës Tetovë - Prizren është ndarë buxhet dhe është formuar grupi punues mes dy vendeve dhe së shpejti...

Sa i përket rrugës Tetovë - Prizren është ndarë buxhet dhe është formuar grupi punues mes dy vendeve dhe së shpejti do të fillojë faza e projektimit, deklaron zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në emisionin “Biznes Plus”.
 
“Tani duhet të fillojë faza e projektimit, e cila do të bëhet me prezencën e ministrit Aliu dhe grupi punues është formuar, emrat e të cilëve i kemi të ditur të dyja palët. Tani do të fillohet me fazën e projektimit, si dhe pjesa tjetër e cila është shumë e rëndësishme, buxheti ka në llogarinë e Rrugëve shtetërore. Prej se është nënshkruar marrëveshja nuk është bërë asgjë nga udhëheqësit e mëparshëm prandaj ne po vazhdojmë aty ku kemi ngelur dhe brenda pak ditësh do të realizohet edhe takimi.”, - theksoi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.