Maqedoni
100 ditë qeverisje, Taravari: Avancuam përkujdesjen shëndetësore
04.10.2024 11:43
Përmirësimi i kujdesit shëndetësor të të gjithë qytetarëve ishte prioriteti ynë kryesor në 100 ditshin e qeverisjes, tha ministri i Shëndetësisë...

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor të të gjithë qytetarëve ishte prioriteti ynë kryesor në 100 ditshin e qeverisjes, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Sipas tij, lista pozitive është gjëja më e rëndësishme që është realizuar, duke mos anashkaluar edhe reformat e tjera që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe kuadrin mjekësor.
