Maqedoni
Ditë zie në Prilep
04.10.2024 11:47
Dita e sotme është ditë zie në Prilep, për shkak të vdekjes tragjike të tre nëpunësve mjekësorë...

Dita e sotme është ditë zie në Prilep, për shkak të vdekjes tragjike të tre nëpunësve mjekësorë, të cilët dje në mëngjes humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni në rrugën Prilep – Manastir. Në aksident humbën jetën: radiologu primarius dr. Aleksandar Risteski, gjinekologu Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanovska, radiologe teknologe.
Sot flamujt në komunë janë vendosur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha manifestimet kulturore dhe sportive anulohen për ditën e nesërme.
“Prilepi dhe Maqedonia humbën specialistë të lartë mjekësorë, njerëz të shquar dhe të respektuar, qytetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, të cilët shpëtuan mijëra jetë njerëzore dhe ndihmuan shumë njerëz me specialitetin e tyre, por humbën jetën, duke udhëtuar pikërisht në vendet e tyre të punës në Manastir për të ndihmuar njerëzit e tjerë.”, tha kryetari i komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski, pas marrjes së vendimit të Këshillit që dita e sotme, e premte, 4 tetor, të jetë ditë zie ne Prilep.
