Botë
Izraeli zgjeron ofensivën në Liban
04.10.2024 12:12
Bombardimet izraelite shkaktuan shpërthime të mëdha në Bejrut, pranë aeroportit ndërkombëtar gjatë që synonin objektivat e Hezbollahut...

Bombardimet izraelite shkaktuan shpërthime të mëdha në Bejrut, pranë aeroportit ndërkombëtar gjatë që synonin objektivat e Hezbollahut. Aeroporti kufizohet me Dahieh, bastionin e Hezbollahut në kryeqytet, ndërsa shënjestruan rreth 200 objektiva të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit.
Mes tjerash sistemi i mbrojtjes Iron Dom i Izraelit kapi disa raketa mbi qytetin verior të Haifës mëngjesin e së premtes. Nga ana tjetër ushtria izraelite vrau dy ushtarë libanezë, ndërsa urdhëruan evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave të tjerë. Ushtria izraelite nuk ka komentuar, por tha se trupat e saj kishin vrarë luftëtarët e Hezbollahut pranë kufirit. 37 persona janë vrarë në sulmet tokësore dhe ajrore në 24 orët e fundit, ndërsa 151 të tjerë janë plagosur.
Ndërkaq presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, tha se ai nuk besonte se do të ketë një “luftë gjithëpërfshirëse” në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli po mendon skenarët për një kundërpërgjigje ndaj Teheranit pas sulmit të së martës. Gjithashtu udhëheqësit e G7 në një deklaratë të përbashkët dënuan në termat më të fortë sulmin e drejtpërdrejtë ushtarak të Iranit kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal.
