Botë

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova - sukses i NATO-s

04.10.2024 12:50

Lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër arsyet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë...

Lidhjet e Beogradit me Moskën janë një ndër arsyet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe po pengojnë përpjekjet e Kosovës për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin polak.
 
“Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe ShBA-së kundër Federatës Ruse.”, tha Kurti. Ai shtoi se lidhjet e Beogradit me Moskën nënvizojnë “tensionin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë,” duke akuzuar Serbinë për sjellje agresive ndaj Kosovës “që të pëlqehet nga Federata Ruse”.
 
Kryeministri i Kosovës shfaqi shpresë se gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian, Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes një “Federate Ruse despotike të presidentit Putin” dhe “demokracisë, pluralizmit politik, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.
 
Kurti ka vënë në dukje se Kosova është njohur nga 117 vende, megjithatë pesë shtete anëtare të BE-së, si Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Me katër nga këto vende po pengojnë anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, thekson Kurti.
 
GYLTENE SINANI