Botë

Vriten një ushtar ukrainas

26.04.2015 16:04

Ushtria e Ukrainës ka thënë sot se një ushtar është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmet që janë kryer nga forcat separatiste përgjatë 24 orëve të fundit...

Zëdhënësi i ushtrisë, Oleksandr Motuzyanyk ka thënë në Kiev se krahinet lindore kanë shtuar sulmet ndaj forcave qeveritare diçka që shkel marrëveshjen e armëpushimit. 
 
Ai ka thënë se forcat separatiste kanë përdorur armë të kalibrat të gjatë, megjithë përkushtimin e të dy palëve që të tërheqin armatimin e tillë nga vijat e frontit, në respektim të armëpushimit të arritur në Minsk më 12 shkurt. 
 
Ndërkohë edhe rebelët pro rusë kanë akuzuar forcat e Ukrainës se e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit./evropaelire