Maqedoni

Stërvitje metodike-treguese, Misajllovski: Investojmë në modernizimin e ARM-së

04.10.2024 14:44

Qeveria ende nuk ka në temë diskutimi kthimin e detyrimit për kryerjen e shërbimit ushtarak....

Qeveria ende nuk ka në temë diskutimi kthimin e detyrimit për kryerjen e shërbimit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski nga Krivollaku, ku ushtria kreu stërvitjen metodike-treguese, tha se duhet të bëhen analiza dhe të shikohet situata reale në vend, për shkak se shumë kazerma u janë dhënë komunave. Duke uruar për stërvitjen, Misajllovski paralajmëroi se në të ardhmen e afërt do të investohet në modernizimin dhe resurset njerëzore të ARM-së. 
 
“Si vend anëtare e NATO-s duhet në vazhdimësi të investojmë në pajisje të re moderne dhe të jemi kompatibil me vendet tjera anëtare. Por, ajo që është me rëndësi është se ne, kjo Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë në kapacitete mbrojtëse, në resurse njerëzore, në pajisje të re moderne, që do të thotë para së gjithash ushtri mirë e përgatitur. Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi të gjitha sfidave dhe të kontribuojmë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm në Maqedoni, por në rajon dhe më gjerë, përmes pjesëmarrjes sonë në operacionet e paqes.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. 
 
Ageler: ShBA-ja, përkrahësja më e madhe e RMV-së
 
Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, tha se në arritjen e qëllimeve, Maqedonia e Veriut nuk ka përkrahës dhe partner më të madh sesa ShBA-ja. 
 
“Gjatë vitit që vjen ka më shumë qëllime që duhet t’i plotësojmë dhe sfida përpara jush edhe për Ministrinë e Mbrojtjes edhe për Gjeneral Shtabin dhe siç e kemi thënë edhe më herët, ju do të keni ShBA-në si mbështetësin dhe partnerin më të madh tuajin.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-së në RMV, Angela Ageler. 
 
Pas përfundimit të stërvitjes metodike-treguese u prezantuan edhe një pjesë e pajisjeve më moderne të ARM-së. 


ERSAN PAJAZITI