Maqedoni

Prilep, ditë zie për vdekjen tragjike e të tre mjekëve

04.10.2024 15:35

Në Prilep iu dha lamtumira e fundit tre mjekëve, Aleksandar Risteski, Nikolla Vasileski dhe teknikut radiologjik, Fançe Jovanoska...

Në Prilep iu dha lamtumira e fundit tre mjekëve, Aleksandar Risteski, Nikolla Vasileski dhe teknikut radiologjik, Fançe Jovanoska, që kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik derisa po shkonin në vendin e punës. Për shkak të vdekjes tragjike të tre punëtorëve shëndetësorë, komuna e Prilepit ka shpallur ditë zie. 

 
“Humbja është e madhe, para së gjithash për familjarët e të vdekurve, ata i humbën më të dashurit e tyre. Ne si spital humbëm 3 profesionistë, miq dhe bashkëpunëtorë të shkëlqyer.”, - theksoi infermierja kryesore e repartit, Rebeka Aleksovska.
 
Qytetarët shprehin ngushëllimet e tyre për tragjedinë e madhe.
 
“Tragjedi e vërtetë. Humbje edhe për familjen edhe për qytetin tonë. Sidomos tani që nuk ka mjek kohën e fundit.”, - tha një qytetar.
 
“Atë rrugë që moti është dashur ta rregullojnë. Rruga është me ulje e ngritje e tëra, kurse vetura është e shpejtë, sepse është elektrike, prandaj edhe janë djegur.”, - tha një qytetar tjetër.  
 
Tre personat nga Prilepi kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes në rrugën Prilep-Manastir, në dalje nga qyteti, kur automjeti i tyre u përplas me një kamion mallrash. Nga forca e goditjes ka rënë zjarr. U bë autopsia e tyre dhe prokurori publik urdhëroi gjithashtu ekspertizë komunikacioni dhe teknike për përcaktimin e shkaqeve.
 
FITORE DEMOLLI