Maqedoni
Zaev: Nuk ka rrezik për konflikt ndëretnik
26.04.2015 16:15
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk friksohet nga mundësia e konfliktit ndëretnik në vend...

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk friksohet nga mundësia e konfliktit ndëretnik në vend, madje vlerëson se në planin multietnik Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë.
Pikat kufitare I ruan policia dhe armata por më së shumti i ruan popullata lokale thekson për Radion Europa e Lirë, lideri socialdemokrat.
“Në nivel multietnik Maqedonia mendoj se më e sigurtë nuk kaqenë as një here më pare, për shkak se populli është garantues dhe ruajtës i paqes dhe stabilitetit edhe atë sinqerisht besoj se është ashtu nga gjith ajo që un e posedoj si informtatë dhe komunikimi që egziston në këtë parti të madhe.E dini edhe pikat kufitare na mësonin në shkollë , ndoshta i ruajn policët dhe armata, por më së shumti e ruan popullata lokale që jeton atje”, shprehet kryetar i LSDM-së, Zoran-Zaev.
Imperativi i nevojave të secilës familje pa dallim nëse është maqedonase, shqiptare, turke, rome është rehatia e familjes, një e ardhme për fëmijët thekson lideri I opozitës maqedonase.
Zaev poashtu paralajmnëroi se nëse partia e tij vjen në pushtet do të angazhohet për intensifikimin e dialogut me Greqinë për gjetjen e një kompromisi për emrin pa dëmtuar interest nacionale.
Moszgjidhja e këtij kontesti është e dëmshme për vendin thekson lideri socialdemokrat.
“Problemi ishte ketu se hapat e qeverisë tone që e udhëheq vendin tim, tër këto vite bënte hapa drejt provokimit të fqiut, që solli deri te pamundesia për dialog, e jo më gjetjen e Zgjidhjes. Patjetër duhet të provokoni miqësi që do të lehtësonte bisedimet dhe ashtu të gjeni zgjidhjen”, shprehet kryetar i LSDM-së, Zoran-Zaev.
Sa i përket mundësisë për orjentimin e vendit drejt perëndimit apo Rusisë, Zaev thot se qytetarët e kanë treguar rrugën tone nëpër të cilën duhet kaluar, rreth 90% e qytetarëve jan për NATO dhe BE.
Ndersa sa u përket përgjimeve ai thot se nga bisedat e publikuara kuptohet se njerzit që aktualisht udhëheqin shtetin vendosin bukfalisht për atë se kush do të jetë në liri e kush jo, pa norma juridike apo ligje.
Ata kanë vendosur se kush do të jetojë e kush jo, thot Zaev duke shtuar se si lider i opozitës ka qenë i detyruar të marr hapa të këtilla.
NAIM RAMADANI
