Maqedoni
Kumanovë, aksident i rëndë, humbi jetën 15-vjeçari
04.10.2024 15:49
Në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një aksident me fatalitet...

Në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, mbrëmjen e së enjtes ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku si pasojë jetën e ka humbur një i ri 15-vjeçar nga Kumanova. Këtë e bënë të ditur përmes një kumtese SPB e Kumanovës.
“Më datë 03.10.2024 në SPB-Kumanovë rreth orës 21:40 në SPB të Kumanovës është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë, në lagjen Karposh të Kumanovës, është shkaktuar aksident i rëndë midis veturës BMV me targa shqiptare, e drejtuar nga I.B. ( 37 ) nga Shkupi dhe motoçikletës “Jamaha” , e drejtuar nga një i mitur nga Kumanova. Në aksident nga plagët e marra në vendngjarje jetën e ka humbur bashkudhëtari 15-vjeçar nga Kumanova, kurse ngasësi 16-vjeçar i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Kumanovës.”, - deklaroi Ivana Mlladenovska nga SPB – Kumanovë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e hetuesisë së SPB të Kumanovës dhe Prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, kurse ngasësi i veturës është privuar nga liria. Me qëllim të zbardhjes së rastit, vetura dhe motoçikleta janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik.
FATLUM AQIFI
