Shqipëria, Silvinjo: Na presin dy transferta të vështira
04.10.2024 15:54
Shqipëria do të vijojë misionin në Ligën e Kombeve, teksa duke nisur nga dita e djelë ekipi...

Shqipëria do të vijojë misionin në Ligën e Kombeve, teksa duke nisur nga dita e djelë ekipi përfaqësues do të grumbullohet në Tiranë. Në konferencën për shtyp përpara gazetarëve, lidhur me ndeshjet e rradhës për Ligën e Kombeve si dhe për të folur mbi përzgjedhjen e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidat ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ishte tekniku i kombëtares shqiptare Sylvinho.
“Nuk është një eksperiment. Ne kemi 40-45 futbollistë që i monitorojmë. Së fundmi pamë Spahiun dhe Zekën, siç ju thashë ata janë në vëzhgimin tonë. Dy ndeshjet që kemi përpara janë shumë të forta. Çekia është një skuadër fizike, sulmojnë e mbrohen me shumë futbollistë. Duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse do të jetë shumë e fortë. Për Gjeorgjinë do të kemi kohë për të folur.”, tha Silvinjo.
Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve. Të gjitha kombëtaret pjesë e grupit B1 kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe Gjeorgjia është e para me 6 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Çekia kanë nga 3 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)