Maqedoni

Aktivizimi i diplomacisë ruse në vend, Mexhiti: Janë me karakter lokal, jo qendror

04.10.2024 16:06

Pas takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës, ka vijuar takimi i tij edhe me deputetët e “Së Majtës”...

Pas takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës, ka vijuar takimi i tij edhe me deputetët e “Së Majtës”, Ismail dhe Apasiev. Intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus, Sergej Bazdnikin, me politikanë në Maqedoninë e Veriut, për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nuk duhet të jetë shqetësim sepse sipas tij, lëvizjet e tij janë të kufizuara në nivel lokal. Bezdnikin nuk do të mund t’i zgjerojë më shumë takimet dhe aktivitetet e tij nuk lidhen me politika qeveritare. Po të ndodhë kjo, atëherë japim përgjigje, thotë Mexhiti. Lidhur me takimin e fundit të ambasadorit rus me Dimitrievskin, zëvendëskryeministri i parë tha se për këtë nevojitet reagimi dhe ndërhyrja e këshilltarëve në Kumanovë. 
 
“Nuk shkon më gjerë se “E Majta” dhe këto të tjerat. Të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal.”, - theksoi Izet Mexhiti nga VLEN-i.
 
Bexheti: Tendencë për kahje joperëndimore
 
Ndërkaq, për “Frontin Evropian”, këto takime me fytyrat publike ruse flasin për përpjekjen për ta zhvendosur vendin nga partneriteti perëndimor. Zhvillimet e kësaj natyre vijnë si pasojë e strukturës aktuale qeveritare, shton Bexheti.
 
“Kjo Qeveri pa legjitimitet etnik është e përbërë prej VMRO-DPMNE-së, “E di” dhe VLEN. Takimet, mësimi në Kumanovë, tregon qartë për tendencën e devijimit nga partneriteti ynë strategjik, që deri tani ka qenë dhe të gjitha këto ngrenë shqetësime tek qytetarët, tek opinioni, por edhe tek partnerët tanë strategjik. Në fund të fundit, vlerësimin më të madh duhet t’ia parashtroni zotëri Gashit.”, - u shpreh Blerim Bexheti nga “Fronti Evropian”.
 
Ndryshe, në takimin e kryetarit të komunës së Kumanovës dhe liderin e partisë qeveritare “E di”, Dimitrievski me ambasadorin rus, mes tjerash është biseduar edhe për mundësinë e prezantimit të studimit të gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU