Botë
Hakeret rus kan lexuar sekretet e presidentit Obama
26.04.2015 16:35
‘Hakerët’ rus që vitin e kaluar arritën të futen në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë...

‘Hakerët’ rus që vitin e kaluar arritën të futen në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë kanë lexuar postën elektronike sekrete të presidentit amerikan Barak Obama.
Një lajm i tillë është publikuar në gazetën ‘New York Times” duke cituar zyrtarë amerikan.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk ka pranuar ta komentojë këtë raport, mirëpo gjatë këtij muaji, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar futjen e ‘hakerëve’ rusë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenca amerikane megjithatë kishte thënë se sulmi kibernetik ka ndodhur vitin e kaluar dhe se materialet sekrete nuk janë prekur.
Gazeta amerikane ka shkruar se sulmi ka qenë “shumë më ndërhyrës dhe shqetësues se sa që është pranuar publikisht”.
