Botë
Irak: Sulme vetëvrasës 12 të vdekur dhjetra të plagosur
26.04.2015 16:41
Në një sulm me automobile bombë në Iral kanë mbetur të vrarë së paku 12 civilë...

Një oficer policor ka thënë se bomba ka shpërthyer në sheshin Kilani, një zonë e dendur komerciale në qendër të Bagdadit, ku janë vrarë së paku persë persona dhe janë lënduar 15 të tjerë.
Një tjetër oficer ka thënë se katër civilë janë vrarë dhe së paku nëntë të tjerë janë lënduar disa orë para sulmit të mësipërm gjatë një shpërthimi në qytezën e Mahmudijes, rreth 30 km në jug të Bagdadit.
Ai ka thënë se tre persona janë vrarë e 13 të tjerë janë lënduar në një sulm me bombë në lagjen Amil, në pjesën jugperëndimore të Bagdadit.
Prapa këtyre sulmeve besohet se qëndrojnë Militantët e Shtetit Islamik dhe ekstremistë të tjerë sunit.
