Skema piramidale Online “Conti”, 14 mijë qytetarë u mashtruan dhe humbën para
Në vitet e fundit, Maqedonia...

Në vitet e fundit, Maqedonia ka qenë dëshmitare e një sërë mashtrimesh financiare në internet, por pak mashtrime kanë shkaktuar aq tronditje sa platforma “Conti”. Lajmi se platforma po mbyllej u përhap shpejt në rrjetet sociale.
Conti u krijua si një mënyrë për të fituar para të shpejta dhe ishte një platformë mashtrimi edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nëse duhet besuar, grupi Telegram Conti Maqedoni ka mbi 14 mijë anëtarë, nëse me një logjikë të gjithë kanë investuar në platformë dhe nëse mesatarja e mjeteve të investuara është 300 dollarë atëherë me lehtësi vjen deri te shifra mbi 4 milionë dollarë.
Ministri Punëve të Brendëshme, fton qytetarët që të jenë më të kujdeshëm dhe të konsultohen me ekspertë të fushës para se të investojnë. Veç kësaj ftoi qytetarët e dëmtuar që t’i paraqesin rastet që institucionet të mund të veprojnë konformë kompetencave që kanë.
“U bëj thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, sidomos gjatë investimeve të këtilla, të konsultohen me ekspertë të fushës. T’i drejtohen MPB-së, ku ka ekspertë të cilët fillimisht mund të japin vlerësim nëse bëhet fjalë për mashtrim potencial ose jo. Ndërkaq të gjithë ata që kanë marrë pjesë, i ftoj që t’i drejtohen MPB-së që të mund ta hetojmë në mënyrë përkatëse dhe në të ardhmen të veprojmë sipas kompetencave.” – tha Ministri i Punëve të Brendëshme, Pançe Toshkovski
Conti, si shumë platforma të tjera mashtruese, u paraqit si një mundësi financiare për para të shpejta dhe të lehta duke investuar në asete virtuale ose kriptovaluta. Nëpërmjet premtimeve të rreme për fitime të sigurta, njerëzit u joshën për të investuar pa verifikim dhe analizë të mjaftueshme të legjitimitetit të platformës. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
