A po braktis Thaçi Frontin Evropian?!
Edhe pas mos prezencës së Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi...

Edhe pas mos prezencës së Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në mbledhjen e"100 ditë-shit" të Frontit Evropian, nga PDSH, nuk konfirmojnë e as nuk mohojnë lajmin për largimin e Thaçit nga Fronti Evropian.
Rama: Mungon serioziteti politik
Analisti politik Ariton Rama thekson se po përballemi me krizë ideologjike politike dhe mungesë të seriozitetit politik, andaj çdo ndarje apo bashkim është i pritshëm.
“E majta dhe e djathta u bënë bashkë për të krijuar një front apo tabor tjetër politik me të cilën garuan në zgjedhjet parlamantare. Kjo ishte e paralajmëruar që këto unifikime partiake që deri dje kanë qenë edhe mbi bazën e ndarjeve ideologjike por edhe platformë të ndryshme njëra me tjetrën, nuk mund të përputhen dhe të gërshetohen. Nëse ne bëjmë vetëm kalkulime politike dalim andej dhe këndej të bëjmë transfere vetëm për ta harmonizuar një numër apo një votë në Parlament ose në një komunë në sistemin tonë politik atëherë, në po tregojmë se nuk kemi një lloj strategjie afatmesme dhe afatgjate dhe kjo po gërshetohet edhe me transfere ndoshta deri diku edhe të pakuptimta dhe qesharake nga dy taboret.” – tha Analisti politik, Ariton Rama.
Rama: Prijnë interesat personale
Transferet e përditshme politike po krijojnë një lloj skepticizmi për të votuar apo për ta përqafuar një strukturë politike në periudhë më afatgjatë, vlerëson Rama. Sipas tij e gjithë kjo po bëhët për interesa personale dhe jo për problemin real që kanë shqiptarët
“Paqartësitë të cilat ndodhin, po flas në të gjitha taboret dhe elitat politike partiake po reflektojnë negativisht në përcaktimin tonë si votues. Mendoj që është koha që një herë e mirë të kemi ndarje të thuktë ideologjike, të kemi përcaktim real të platformës politike dhe planeve politike dhe mandej karshi këtyre dy komponentëve të bëhën struktuarat apo koalicionimet partiake, sepse unë mendoj manifestimi dhe veprimtaria e tyre politike po bëhet vetëm për zgjedhjet e ardhëshme por, jo edhe ardhmërinë e ardhëshme ose gjeneratat e ardhëshme. Ne në politik po bëjmë kalkulime të numrave në politikë dhe po bëjmë mallverzime të ndryshme që mandej po manifestohen për kalkulimet e tyre të interesave personale. Tematika kryesore nuk duhet të jetë numri por problemi real që kanë shqiptarët.” – u shpreh Analisti politik, Ariton Rama.
Ndërkoë ditë më parë Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, deklaroi se PDSH e Menduh Thaçit vazhdon të jetë pjesë e Frontit Evropian. Sipas tij mungesa e Thaçit ka qenë për shkaqe të tjera dhe angazhime.
Thaçi ka qenë kandidat për deputet në listën zgjedhore të Frontit Evropian për njësinë numër 6, ku ka fituar mandatin deputet. PDSH kishte një deputet më shumë, por pas rivotimit në disa vendvotime në NJZ 6, Fronti Europian mbeti me një mandat më pak.
Nëse edhe deputeti Mendu Thaçi largohet, Fronti Evropian mbetet me 17 deputetë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
