Rënie drastike e natalitetit, 7000 fëmijë më pak krahasuar me vitin 2024
Në 10 vitet e fundit numri i të posalindurve në Maqedoninë e Veriut...

Në 10 vitet e fundit numri i të posalindurve në Maqedoninë e Veriut është në rënie. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në vitin 2014 numri i të posalindurve ka qenë 23. 569, ndërsa vitin e kaluar 16.737, që është rreth 7000 fëmijë më pak.
Limani: Do të ndërrmeren një sërë masash
Ministri për punë dhe politikë sociale, Fatmir Limani në një press konferencë për shtyp theksoi se Qeveria në planin e demografisë ka paraparë një sërë masash financiare për nxitjen e lindshmërisë.
“Plani i demografisë parashikon masa për nxitjen e lindshmërisë, për fëmijën e porsalindur dhe prindërit e tij, respektivisht rritjen e mbështetjes së njëhershme financiare për fëmijën e parë dhe të dytë si dhe ndihmën e njëhershme financiare për fëmijën e tretë e kështu me radhë”. – tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani.

Limani: Mbështetje financiare dhe lehtësime
Sipas Limanit në këtë drejtim do të sigurohet mbështetje financiare edhe për nënat që janë kthyer pas përfundimit të pushimit të lehonisë dhe masa tjera për të rinjtë dhe nënat në veçanti.
“Procedurë invitro me mundësi që çdo grua të marr nga 6 insiminime falas, shtëpi për të rinjtë, bli shtëpi për të rinjtë, mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nënat me tre ose më shumë fëmijë dhe programe mirë se erdhët në shtëpi që është ekskluzive për mërgatën tonë” – deklaroi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i rënies së të posalindurve është vërejtur nga viti në vit. Në vitin 2016, numri ka qenë 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë.
Rënia më e madhe është vërejtur vitin e kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë. Shumica e të porsalindurve kanë lindur në Shkup, ku vitin e kaluar kanë lindur 5665 fëmijë. Më së shumti kanë lindur në komunën e Çairit në Shkup – 888 fëmijë, pasuar nga Aerodromi me 666 fëmijë dhe Gazi Baba me 663 të porsalindur. (Armend Murseli, TVM2)
