LSDM me akuza ndaj MPB-së, Kuzeska: 100 ditë Qeveri, 300 skandale
Nga LSDM me akuza drejt MPB-së...

Nga LSDM me akuza drejt MPB-së për skandale të shumta në njëqind ditët e para të qeverisjes, që sipas zëdhënëses së opozitës Bogdanka Kuzeska, MPB është kulmi i skandaleve gjatë këtyre 100 ditëve. Akuzon për mosndëshkime dhe partizim brutal të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“100 ditë qeveri ndërsa 300 skandale, më së shumti prej tyre kanë të bëjnë me punën e MPB-së dhe ministrit Toshkovski. Mickovski dhe VMRO-DPMNE premtoi rregulla dhe rend ndërsa situata faktike është e kundërta, skandale, mosndëshkime dhe partizim brutal i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndodhi skandali i sigurisë në aeroport ku sigurimi i Gashit kërcënoi me armë dhe sulmoi policin, MPB fillimisht u mundua të fsheh rastin dhe ta mbrojë partnerin e koalicionit por pas presionit të publikut nuk ishte e mundur. Ndodhi skandali me lirimin e Blerim Ramadanit i kërkuar me arrest ndërkombëtar dhe deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë skandal e nuk ka as nga Toshkovski. Kishte edhe skandale tjera në kufirin verior të Kosovës. Publikut i kujtohet se partneri i koalicionit të DPMNE-së, Gashi me dasmoret e tij e kaluan kufirin me automjete private dhe pa asnjë kontrolle.” – tha Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
