Përmbytje në Vlorë, rreshje shiu që s’ishin parë prej 50 vitesh

05.10.2024 18:51

Mjaftuan 3 orë reshje shiu pasditen e së premtes....

Mjaftuan 3 orë reshje shiu pasditen e së premtes për të përmbytur plotësisht qytetin bregdetar të Vlorës. Rrugë, makina banesa e biznese u mbushën me ujë, duke shkaktuar dëme kolosale e duke paralizuar jetën në qytet.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha tha se do të verifikohen dëmet dhe po shihet mundësia për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet. Ndërsa Ministri I Mbrojtjes Pirro Vëngu inspektoi nga afër zonat në gjendje më të rëndë.

Banorët thanë se dëmet janë të parikuperueshme, ndërsa një pjesë e tyre e kaluan natën në konfikt, pasi u evakuuan nga forcat e ushtrisë.

Meteorologët thonë se reshje të tilla nuk ishin parë që prej 50 vitesh, ndërsa qytetit do t’i duhet kohë derisa të kthehet në nornmalitet. (Luljeta Ndoka, TVM2)