Maqedoni
Aksion policorë në Karadak, dy të arrestuar në Haraçinë
26.04.2015 16:53
Policia ka realizuar sot një aksion të madh policorë në disa fshatra të karadakut...

Që nga ora 3:30 e mëngjesit rreth 500 policë, janë vendosur në fshatin Malinë, ku siç thot kryetari I bashkësisë lokale Malinë Vebi Saliu, kanë kontrolluar shtëpi për shtëpi.
Ai thekson se nëse policia nuk tërhiqet nga fshati banorët e fshatit janë bërë gati për të lëshuar fshatin.
“Prej mëngjesit na kanë rrethuar, nuk e dimë me çfarë nevoje, për çfarë arsye, edhe ende po vazhdojnë të vine forca të mëdha, nuk e dime se për çfarë detaje. Këtu në fshat nuk ka asgjë. Na kanë bllokuar nëpër shtëpi, çdo shtëpi ka nga 10-15 roje policore nuk na lënë që të dalim jasht shtëpisë. Ne faj nuk kemi, ato banorët që kemi ngelur këtu me kafshatën e bukës nuk ngopemi, por na kanë hapur punë tani fshatarët po bëhën gati, por nuk po I lënë me dal jashtë, se veçse me ik na ka ngelur”, shprehet kryetari I bashkësisë lokale Malinë Vebi Saliu.
Kryetari i fshatit thotë se ai ka pyetur policinë për çfarë shkaku janë këtu, por nuk ka marrë përgjigje.
“Dola i pyeta unë se me çfarë arsye keni ardhur, më thane ti nuk të intereson, thash si nuk më intereson unë përgjigjem për këtë fhsat më thane shuaj, mos fol shumë”, shprehet kryetari I bashkësisë lokale Malinë Vebi Saliu
Poashtu nga qytetarët mësohet se janë bastisur edhe disa shtëpi në fshatin brezë, dhe në komunën e Haraçinës, ku gjithnjë sipas qytetarëve gjat bastisjes në një shtëpi dy persona janë arrestuar.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski vetem ka konfirmuar aksionin policorë por nuk ka dhënë detaje.
“Forcat maqedonase të sigurisë gjenden në terren dhe aksioni vazhdon. Nuk mund të jap sqarime, pasi që aksioni i policisë ende po zhvillohet në terren”, deklaron Kotevski.
ERSAN PAJAZITI
