Vërshime në Bosnje e Hercegovinë, persona të vdekur dhe të lënduar
Fshatrat dhe qytetet plotësisht nën ujë...

Fshatrat dhe qytetet plotësisht nën ujë, shtëpi të fundosura nga rrëshqitjet e dheut, janë pamjet e tmerrshme po qarkullojnë pas përmbytjeve katastrofike që goditën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet ndërsa dhjetëra persona evindentohen ende si të zhdukur.
“Një fotografi thotë më shumë se një mijë fjalë." Shikoni tmerr, diçka e tillë nuk ka ndodhur në këtë zonë në 50 vitet e fundit. Unë jam 66 vjeçar dhe nuk mbaj mend që të ketë qenë ndonjëherë kështu. Fatkeqësisht një numër i madh njerëzish kanë vdekur. Ky është dëmi më i madh. “Shtëpia, oborri, asfalti mund të riparohen, por jeta njerëzore nuk mund të kthehet.” – tha një banor i zonës.
Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në zonën e Jabllanicës, Konjicës, Fojnicës dhe Kreshevës. Më e goditur është Jabllanica e Poshtme, ku janë rrënuar disa shtëpi. Supozohet se familje të tëra janë nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit dhe njësitë e mbrojtjes civile në garë me kohën për të gjetur të mbijetuarit. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë edhe ushtria dhe policia. Shumë vendbanime janë ende të ndërprera. Në këto zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
“Na duhen ditë e ditë për t’i sanuar dëmet, për të pastruar atë që la pas përmbytja. Përrenjtë e vegjël që u kthyen në rrjedhje të mëdha ujore, bënë shumë dëme, bllokuan disa vendbanime, lanë rrënime. Më duhet të theksoj se për momentin nuk kemi rrugë të kalueshme për te disa nga fshatrat tona.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Kreshevës, Renato Pejak.
Me përmbytje po përballen edhe banorë të pjesëve të Kroacisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
