Të shtëna me armë zjarri në Çair, MPB del me detaje
05.10.2024 23:49
Sonte rreth orës 20:20 në lagjen “Xhon Kenedi”...

Sonte rreth orës 20:20 në lagjen “Xhon Kenedi”, në Komunën e Çairit, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga MPB, të cilët kanë dhënë detaje përmes një kumtese:
“Më datë 05.10.2024 në ora 20:20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit. Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”.
