Rritja e pagave në arsim, vazhdojnë bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH-it, Hamidi: Të respektohet marrëveshja kolektive
Takimet mes Sindikatës për Arsim Shkencë Kulturë dhe Ministrisë së Arsimit...

Takimet mes Sindikatës për Arsim Shkencë Kulturë dhe Ministrisë së Arsimit po vazhdojnë, por assesi të gjindet zgjidhje eventuale për rritjen e pagave. Tafë Ameti nga Sindakata thotë se po bëjnë përpjekje që pagat të rriten këto muaj, por nuk precizon detajet.
Sipas tij në tavolinë është edhe propozimi që të ketë rritje sistematike të pagave në arsim për katër vite me radhë.
“U bisedua për një sërë vendimesh dhe masash sistematike që do të jenë të qëndrueshme në afat të gjatë për katër vite. Gjendjen e pagave dhe tendencën tonë që ato të rriten sipas mundësive reale të ekonomisë në vend, muajt e fundit të vitit 2024 e deri në mars 2025. Gjithashtu u bisedua për avancimin e të drejtave të punëtorëve në arsim fillor dhe të mesëm, gjendjen momentale të arsimit, shkencës dhe kulturës, marrëveshjet kolektive për arsim fillor të mesmëm dhe të lart e të tjera.” – tha Tafë Ameti nga SASHK-u.
Hamidi: Durimi i mësimdhënësve po mbaron
Derisa bisedimet po vazhdojnë, durimi i mësimdhënësve po mbaron. Arsimtari i matematikës pranë shkollës fillore “Panajot Ginovski”, Salahudin Hamidi i revoltuar thotë se buxheti për rritjen e pagave në arsim është paraparë që vitin e kaluar, por siç thekson, për për çështje politike nuk po respektohen marrëveshjet kolektive.
“Në kohën e fundit vetëm ka filluar të humb durimi i mësimdhënësve, arsimtarëve sepse ato po e bëjnë punën e tyre për të mirën e fëmijëve, për të nesërmen e atyre dhe e nesërmja varet prej punës, nëse t’i e stimulon arsimtarin me rrogë sipas proporcionit që mos të merren masa më radikale, d.m.th. me protesta me gjithçka që është sipas marrëveshjes kolektive se ne po i rrespektojmë, mirëpo diku po çalon, duhet të shihet se ku është pengesa e marrëveshjes që ajo po zvarritet, pasi që nëse zvarritet deri në mars mund të zvarritet deri në shtatorin e ardhshëm që d.m.th. dy vite po bëhen dhe durimi mbaron”. – deklaroi Salahudin Hamidi, arsimtarë.
Për mos rritjen e pagave në arsim dy ditë më parë ka reaguar opozita maqedonase. “Kanë ndërprerë trendin e rritjes së planifikuar të pagave dhe kanë marr vendim të turpshëm dhe degradues për rritje, për vetëm 0.7 përqind, që është 200 deri në 300 denarë.” – akuzon partia e Filipçes.
Nga ana tjetër, ministrja e financave më 4 tetor deklaroi se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet edhe rritja e premtuar e pagave në sektorin e arsimit. Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojnë edhe gjatë javës që vjen. (Armend Murseli, TVM2)
