Plagosja me armë zjarri në Xhon Kenedi, i lënduari zbulon identitetin e personit që kishte shtënë ndaj tij

06.10.2024 13:41

Policia ka dalë me detaje të reja....

Policia ka dalë me detaje të reja për gjuajtjen me armë zjarr në Xhon Kenedi, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e kaluar.

“Është konfirmuar se personi i plagosur është A.B (19) nga Shkupi, i cili në bisedë me zyrtarët policor ka shpjeguar se përderisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën ‘Cvetan Dimov’ nga një makinë ka dalë B.B dhe ka shtënë ndaj tij disa herë me pistoletë. Po punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.